Oda e Mjekëve mund t’i tërheqë vërejtjen, por jo edhe t’ia marrë licencën drejtoreshës së Klinikës për Sëmundje të Lëkurës

Sa i përket rastit me drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës e sëmurë nga koronavirusi e cila nuk i kishte respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore që të paraqitet për kontroll pas ardhjes nga Italia, Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës së Mjekëve nesër do të mbajë mbledhje dhe do të sjellë vendim në formë të vërejtjes për të cilën do ta dinë anëtarët e saj dhe ai që e ka marrë, vërejtje publike për të cilën publiku do të informohet, marrjen e përkohshme ose të përhershme të licencës. Për momentin nuk mund të merret licencë, por ekzistojnë instanca të tjera gjyqësore. Kemi akte ligjore dhe nënligjore sipas të cilave duhet të veprojmë, theksoi kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva Stardelova.

Oda e Mjekëve sipas organeve të saj, theksoi ajo, do të veprojë në përputhje me rregullat ligjore, kemi Ligj për Mbrojtje Shëndetësore, Ligj për të Drejtat e Pacientëve, Statut, akte nënligjore dhe menjëherë pasi të kemi vendim do të informohet publiku.

“Në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore nuk është paraparë se ndonjë mjek me vetëdije do ta rrezikojë shëndetin e të tjerëve, për këtë ekziston Kod Penal, për këtë ekzistojnë institucione të cilat do të kujdesen për këtë. E jona është që para së gjithash të bëjmë thirrje deri te kolegët që t’i ndjekin rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, tha Grivçeva Stardelova.

Oda, shtoi ajo, kërkon që mjekët dhe punëtorët tjerë shëndetësorë t’i ndjekin rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbrojtje nga koronavirusi dhe udhëzimet në tërësi.

Zëvendës-kryetari i Odës së Mjekëve, Ylber Besimi tha se nëse autoritet gjyqësore sjellin gjykim adekuat atëherë Oda e Mjekëve është e detyruar që të veprojë sipas vendimeve të gjykatës.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kryetarja e Odës së Mjekëve, tha se specialistë të dermovenetorologjisë ka në SPQ “8-të Shtatori”, “Axhibadem Sistina”, “Remedika”, në spitalet klinike në Manastir, Shtip dhe Tetovë.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *