Pacienti shkoi në berber, 5 mijë euro gjobë

32 vjeçarit nga Shtipi një prerje flokësh në berber do t’i kushtoj 5 mijë euro. Kjo pasi që nuk respektoi vendimin për izolim shtëpiak që e kishte deri më 26 mars. Prokuroria Themelore e Shtipit dorëzoi sot një fletëparaqitje për dënim në Gjykatën Penale të Shtipit, pasi që i riu një ditë para se t’i skadonte vendimi për izolim të detyrueshëm, lëshoi shtëpinë dhe shkoi në një sallon ondulimi. Sipas prokurorisë ai do të dënohet në bazë të nenit 206 të Kodit Penal me 100 gjoba ditore prej 50 eurove.

Adnan Qaili/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *