Padia penale kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, ka arritur tek PTHP Kumanovë

Padia penale kundër kryetarit të Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski sot ka mbërritur në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë, konfirmuan nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Prokuroria e ka shpërndarë lajmërimin tek prokurori kompetent për veprime të mëtejshme. Prej atje shtuan se prokuroria do të ndërmarrë veprime për të verifikuar pretendimet nga padia penale.

SPB Kumanovë e parashtroi padinë penale deri tek Prokuroria sipas nenit 206 të Kodit Penal për “Mosveprim sipas rregullores shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *