PAS 15 DITË KAOSI, ITALIA SOT NDIHET E LEHTËSUAR

Dy javë pasi 10 qytete në veri të vendit janë shpallur “zonë e kuqe”, në ato për herë të parë nuk ka raste të reja të koronavirusit.

Ministri i jashtëm italian Luigi di Maio ka deklaruar për BBC se kjo tregon që masat e vendosura në rajonin e parë të përhapjes së virusit ishin efikase dhe ka thënë se shpreson që Italia do të jetë vendi i parë në Evropë i cili e fiton luftën me këtë situatë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, këto masa kanë shërbyer si model për pjesën tjetër të vendit.

“Italia është vendi i parë në Evropë i cili ishte goditur fortë, por shpresoj se do të jemi vendi i parë i cili e fitoi luftën me këtë epidemi”, ka thënë Di Maio.


Ai ka thënë se shumica e qytetarëve po i respektojnë masat e qeverisë për mposhtjen e koronavirusit, dhe se ata të cilët i shkelin ato, do të ballafaqohen me sanksione: gjobë apo kallëzim penal.

Në Itali lëvizja është kufizuar vetëm për raste urgjente mjekësore apo për nevoja profesionale. Janë mbyllur të gjitha shitoret, përveç barnatoreve dhe atyre që shesin ushqim. Janë mbyllur teatrot, shkollat, muzetë…

Autoritetet italiane presin që rezultati i këtyre restrikcioneve të shihet pas dy javësh dhe se përhapja e koronavirusit do të vihet nën kontroll. Në Itali deri tani janë konfirmuar 15.113 raste të koronavirusit, dhe 1.258 njerëz kanë vdekur./Insajderi.com.

/Insajderi/Com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *