Pas raportimeve se u kap me drogë, Artan Grubi shkarkon Shpat Kasapin

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e ka shkarkuar këngëtarin Shpat Kasapi, nga pozita e këshilltarit të tij.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar vet Artan Grubi.

Shkarkimi i Kasapit erdhi pas raportimeve se ai është kapur me drogë para një muaji në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të SP PLANET në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave atje, bëhet me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri.

Ndërsa vet Shpat Kasapi për Klan Kosova e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas tij, ai aktualisht gjendet në Tiranë për xhirimet e festave të fundvitit.

Ts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *