PAS REFUZIMIT NË “GAME OF THRONES”, AKTORJA PËR PAK SA NUK LA AKTRIMIN

Millie Bobby Brown gati së hoqi dorë nga aktrimi pasi u refuzua për një rol në Game Of Thrones, ka zbuluar vetë ajo së fundmi, njofton Insajderi.

Para se të pranohej në serialin shumë të suksesshëm në Netflix, “Stranger Things”, për rolin e Eleven, aktorja shkoi në audicione për një rol të serialin hit të HBO.

“Mendoj se isha shumë e dëshpëruar nga refuzimi, gjë që unë u them të gjithëve”, tha Brown gjatë një paraqitje në The Tonight Show me protagonist Jimmy Falllon javën e kaluar.

“Por kjo industri është e mbushur me refuzime, 24/7. Pranon shumë ‘jo’ para se të marrësh një ‘po’. Aso kohe bëja audicione edhe për reklama, në fakt për çdo gjë. Më pas bëra audicion për “Game of Thrones’, dhe më thanë jo. Kjo më shtyri të mendoj se kjo industri është e vështirë sepse me të vërtetë e doja atë rol”.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *