PAS VIZITËS SË ‘BABADIMRIT’, NË NJË SHTËPI TË MOSHUARISH NË BELGJIKË HUMBIN JETËN 18 PERSONA

Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një shtëpi të moshuarish në Belgjikë pas infektimit me koronavirusin e ri pas vizitës së një “Babadimri” i cili shkoi në azil për t’u dhënë moral banorëve me rastin e festave të fundvitit, transmeton Insajderi.

Siç raportohet, 121 banorë dhe 36 punonjës jenë sëmurë pasi një person i veshur me kostum të Babadimrit vizitoi shtëpinë e pleqve në qytezën veriore Mol në fillim të dhjetorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale kanë deklaruar se 18 nga personat që u sëmurën pas vizitës kanë vdekur deri më tani dhe se studimet laboratorike janë duke vazhduar për të përcaktuar burimin e saktë të virusit.

“Rezultatet e punës së kryer për të përcaktuar burimin e infeksioneve nuk kanë marrë fund ende. Tani për tani nuk është e mundur të dihet kush është burimi”, tha Ëim Caeyers, kryetari bashkisë së qytezës Mol.

Më parë ishte raportuar se personi që vizitoi të moshuarit për t’ua ngritur moralin ishte i infektuar me COVID-19.

Mediat belge kishin raportuar se djali i një prej banorëve të azilit kishte veshur rroba të Babadimrit dhe së bashku me disa të afërm, donte t’u jepte moral atyre, me çka disa ditë pas vizitës u paraqitën raste me COVID-19.

Nga fotografitë e zbuluara të vizitës u vërejt se shumë persona qëndruan pa maska.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *