Pasaportat për narko-bosët! Aktakuzë kundër 11 personave

Prokuroria publike themelore – Shkupi, ngriti aktakuzë kundër 11 personave në lidhje me keqpërdorimet e bëra gjatë lëshimit të pasaportave.

10 persona akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse 1 për nxitje që të kryhet vepra, sipas nenit 353, paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit penal. Të akuzuarit si njerëz të punësuar në poste të ndryshme në MPB – repart për çështje administrative- Shkupi, të nxitur nga i akuzuari Raif Miftari, i cili për momentin është i pakapshëm për organet e përndjekjes, nga mesi i qershorit të vitit 2017 deri në fund të vitit 2020, me vetëdije kanë kryer disa vepra penale. Kanë përpiluar pasaporta të falsifikuara me identitet të huaj.

Pasaportat janë lëshuar duke i anashkaluar procedurat ligjore. Siç dihet, dokumentet e udhëtimit kanë përfunduar në duart e narko-bosëve të njohur nga Ballkani.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *