PATRIS BERISHA REAGON PASI TUNA U BË NËNË PËR HERË TË DYTË

Artistja e njohur, Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna është bërë nënë për herë të dytë, përcjell Insajderi.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur së ka ardhur në jetë djali i saj i dytë i quajtur Zen.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar Tuna.

Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, se kush është babai i foshnjës, pasi raportohet se ajo dhe Patrisi Berisha janë ndarë, ky i fundit zgjodhi që të reagojë.

Berisha ka shpërndarë në  Instagram një imazh të foshnjës, më mbishkrim, “Mirëserdhe në jetë Zen”.

Tuna dhe Patrisi kanë edhe një djalë tjetër që quhet Tian.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *