Pendarovski nesër shkon në Kosovë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të mërkurën do të vijë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.

Kjo është vizita e parë e Pendarovskit në Kosovë që nga marrja e detyrës më 2019.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *