PËR TË KATËRTËN HERË ME RADHË KJO DIETË MERR EPITETIN SI MË E MIRA

Burimi i fotografisë: Alex Raths/iStock

Medalja e artë për dietën më të mirë shkon për dietën mesdhetare – viti i katërt me radhë – sipas një vlerësimi të publikuar të hënën nga U.S. Newës dhe World Report, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Medaljen e argjendtë e mori dieta DASH, e cila nënkupton qasjet dietike për të ndaluar hipertensionin dhe dieta fleksitare, e cila inkurajon vegjetarianizmin shumicën e kohës, por është mjaft fleksibile për të lejuar një burger herë pas here.

Çfarë kanë të përbashkët të gjitha këto dieta? Të gjitha theksojnë zvogëlimin ose eliminimin e ushqimeve të përpunuara dhe përqendrohen në vaktet plot me fruta, perime, fasule, thjerrëza, drithëra, arrat dhe fara.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *