PËRKEQËSOHET GJENDJA E NAVALNYT, HUMBË NDJESINË NË KËMBË DHE DUAR

Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, është shumë e rëndë, ka thënë avokati i tij në Twitter, përcjell Insajderi.

Navalny, i cili po vuan dënimin për pastrim parash, është diagnostikuar me dhimbje në shpinë dhe tani ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar.

“Alexei po ecën vetë, ndjen dhimbje gjatë ecjes. Është shumë shqetësuese që sëmundja po përparon qartë sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbë, pëllëmbë dhe kyçe të duarve”, ka shkruar avokati i tij Kobzev, në llogarinë e tij.

Javën e kaluar, Navalny kishte nisur një grevë urie duke e kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se raportimet se shëndeti i Navalnyt po përkeqësohej ishin shqetësuese.

Në një postim në llogarinë Instagram, Navalny ka thënë se autoritetet e burgut po përpiqeshin ta ‘minojnë’ grevën e tij të urisë duke pjekur pulë pranë tij dhe duke vendosur ëmbëlsira në xhepat e rrobave të tij.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *