PËRPLASEN DY AEROPLANË AMERIKANË NË ALASKA – KA TË VDEKUR

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes direket të dy aeroplanëve të vegjël mbi Alaska, njofton Insajderi

Sipas Fox News, aeroplanët u përplasën jo shumë larg nga aeroporti në Soldotna.

Në mesin e të vdekurve është edhe ligjvënësi lokal republikan Gary Knopp.

“Kjo është një tragjedi për shumë familje,” tha Amanda Price, një zyrtare e sigurisë në Alaska.

Në përplasje kanë vdekur edhe piloti Gregory Bell, David Rogers, Caleb Halsey, Heather Halsey, Mackay Halsey dhe Kirsten Wright.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *