Polaku i vë flakën vetes para parlamentit (Video)

Warszawa, 2020.

Një burrë 48-vjeç ka spërkatur veten me benzinë ku më pas i ka vënë vetes flakën derisa bërtiste “në këtë vend nuk ka drejtësi”, para parlamentit polak në Varshavë

Megjithatë ndërhyrja e shpejtë e policisë, bëri që ky burrë të shpëtohet dhe të dërgohet me urgjencë në spital për trajtim.

48 vjeçari u ishte afruar gazetarëve para hyrjes së parlamentit polak, kishte pyetur nëse ka gazetar hulumtues dhe kur mori përgjigjen, shkoi në afërsi të një shtatoreje dhe i vëri flakën vetes.

“48-vjeçarin e mbuluar nga zjarri e vunë re menjëherë policët që po patrullonin. Me ndihmën e një kalimtari kanë arritur ta fikin zjarrin, dhe menjëherë i kanë dhënë ndihmën e parë që më pas u dërgua në spital me autoambulancë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë lokale Robert Shumjata.

Në anën tjetër, mjekët kanë bërë të ditur se jeta e 48-vjeçarit nuk është në rrezik, dhe dëshmitarët e rastit janë të bindur se ishte reagimi i shpejtë i policëve që e shpëtoi nga më e keqja.

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *