Policia gjen 18 punëtorë në një mikser betoni

Policia në Indi ka zbuluar 18 punëtorë brenda një mikseri të betonit duke provuar të udhëtojnë në shtëpi, duke shkelur kështu masat për kufizimet e lëvizjes si pasojë e koronavirusit.

Ata u kapën në momentin kur policia ndaloi një mikser çimentoje në Madhya Pradesh.

Këta punëtorë që kanë lënë fshatrat e largëta të Indisë, për të punuar në qytetet urbane për pagat e përditshme, tani po përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre, transmeton KosovaPress.

Ata ecin me ditë të tëra në fund, në nxehtësinë e padurueshme të verës në Indi, duke luftuar me urinë dhe etjen. Shumë prej tyre mbajnë në supe foshnjat dhe disa kanë vdekur gjatë rrugës, raportojnë mediat nga India.

/IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *