POLICIA NDËRPRET XHIRIMET E DUA LIPËS PËR KLIPIN E RI

Dua Lipa ka “rregulla të reja” edhe kur bëhet fjalë për parandalimin e pandemisë.

Xhirimet u ndalën në momentin që ndërhyri policia, pas disa raportimeve nga disa njerëz lokalë të shqetësuar, njofton Insajderi.

Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekuipazhit dhe statista, zbriti në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën në mbrëmje për xhirimet, raporton ekskluzivisht “The Sun”.

Sipas gazetës, grupi i madh po bëheshin gati për xhirime teksa po rregullonin kamerat dhe dritat. Një dëshmitar tha:

“Dua dhe shoqëruesit e saj dukeshin sikur vërtet po kënaqeshin, por për ata që jetonin përreth tyre ishte një makth”.

“Dukej sikur njerëzit në xhirim po thyenin rregullat dhe distancimi social ishte plotësisht përjashtuar”.

“Kishte statistë dhe valltarë përreth. Disa njerëz dukeshin sikur po pinin kështu që turma ishte mjaft e zhurmshme”.

“Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje një yll popi që hapur thyente rregullat ishte e patolerueshme. Dikush thirri policinë”.

Në orët e vona, policia erdhi duke shpërndarë kështu edhe turmën që po shqetësonte banorët e zonës dhe nuk po respektonte rregullat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *