PRESIDENTI I PARË I SHBA-SË, U BETUA PARA 231 VJETËSH

Më 30 prill 1789 u bë përurimi i George Uashingtonit si president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur George Washingtoni mbërriti në sallën ‘Federal Hall’ në qytetin e Nju Jorkut, i cili ishte atëherë kryeqytet i Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku George Washingtoni bëri betimin si president.

George Washingtoni mbështeti dorën mbi një bibël të familjes dhe premtoi se do të ruante, mbronte e do t’i dilte për zot Kushtetutës. Pas kësaj presidenti Uashington shkoi për t’u falur në një kishë aty pranë.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *