PRIZREN: VDES NJË I MOSHUAR NË MOTEL

Një 64 vjeçar është gjetur i vdekur në një motel në Prizren.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Dje rreth orës 12:17, Policia ka pranuar një informacion nga një ekip i emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori për këtë”.

Nuk është rasti i parë që në Kosovë raportohen për vdekje të të moshuarve në motele. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *