PRODUKTE TË BUKURISË NË TË CILAT THJESHT PO SHPENZONI KOT PARATË TUAJA

Çdo grua ka miliona produkte në raftet e saj të banjës. Por shumica e këtyre produkteve janë thjesht truqe të marketingut që janë, në fakt, të padobishme dhe mund të zëvendësohen lehtësisht.

Bright Side ka krijuar një listë të produkteve të bukurisë që nuk ia vlejnë paratë tuaja, transmeton Insjaderi.

Shampot kundër plakjes

Disa marka bukurie pretendojnë që flokët tanë plaken dhe se duhet të përdorim shampo speciale kundër plakjes për t’i mbajtur të shëndetshme.

Por nëse i konsiderojmë flokët gri si flokë të vjetër, nuk mund të bëjmë asgjë sepse janë një tipar gjenetik. Nëse nuk doni që flokët tuaj të jenë të thatë dhe të brishtë, ndiqni modele të mira ushqimi dhe kujdesuni më shumë për flokët tuaj. Dhe kjo nuk do të thotë që ju të blini produkte që premtojnë të rikthejnë rininë e flokëve tuaj.

Krem BB, krem CC, krem DD

Para së gjithash, një krem BB (Blemish Balm) është një produkt japonez që gratë përdorin për të balancuar ngjyrën e fytyrës, për të zbutur dhe fshehur plagët e vogla dhe për të përgatitur lëkurën për fondatinë. Këto u bënë shumë të popullarizuara në mesin e grave evropiane dhe specialistët e marketingut kanë krijuar edhe dy kremra: CC krem (Color Control) dhe DD cream (Daily Defense).

Por në fakt, të tre produktet janë thjesht një bazë përbërjeje ose një krem korrigjues.

Kremra dhe locione për strijat

Shenjat e bardha në trup shqetësojnë shumë gra. Kjo është arsyeja pse produktet që premtojnë të heqin qafe strijat janë shumë të kërkuara. Fatkeqësisht, ato nuk funksionojnë. Vetëm specialistët mund të eleminojnë strijat me trajtime kozmetike. Por gjithmonë mund të parandaloni shfaqjen e shenjave duke e mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar.

Kremi i syve.

Secili specialist i marketingut e di sa më i vogël produkti, aq më i lartë është çmimi. Megjithëse shumica e kremrave për sy janë identike me kremrat e zakonshëm të fytyrës. Ata vetëm njomin lëkurën tuaj më shumë dhe ju japin një ndjenjë të këndshme.

Kremrat kundër plakjes.

Për fat të keq, nuk ka asnjë krem që mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe rrudhat. Kjo është arsyeja pse industria e kozmetikës kundër plakjes mund të ofrojë vetëm një gjë: parandalimin dhe hidratimin e mirë. Dhe vetëm operacioni mund të ndihmojë në heqjen e rrudhave.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *