Prognoza e motit

Moti në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë me kushte për mjegull të mëngjesit nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla lokale. Kah fundi i ditës vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -3 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 19 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë jugore. Kah fundi i ditës vranësira do të rritet. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1, ndërsa ajo e ditës do të mbërrijë deri 17 gradë.

Të martën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët me reshje të shiut, veçanërisht paradite. Pastaj në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperaturat do të rriten dukshëm.

/Ts.mk /Es

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *