Protestë e nxënësve të shkollave të mesme në Kërçovë kundër mësimit onlajn

Një pjesë e nxënësve të të dyja shkollave të mesme komunale të Kërçovës protestojnë në mënyrë të qetë dhe kërkuan mësim me prani fizike në shkollat e tyre. Protesta nën moton “Mësim për të gjithë” kundër mësimit onlajn filloi në sheshin e qytetit dhe përfundoi para të dyja shkollave.

Në protestë morën pjesë nxënës të cilët ndjekin mësim në gjuhën shqipe dhe maqedonase dhe në atë turke, sipas të cilëve mësimi onlajn nuk është përkatës, nuk ka kushte për zhvillim të papenguar dhe nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara.

Drejtori i shkollës “Drita” Festim Ahmeti tha se solidarizohet me nxënësit dhe se kërkesa e tyre është të paktën në vitin e parë të mbahet mësimi me prani fizike.

“Morëm mbështetje edhe nga Këshilli i Komunës për kërkesën tonë, por kompetentët konsiderojnë se në shkollat tona nuk ka kushte për zhvillim të mësimit me prani fizike”, tha Ahmeti.

Nxënësit në mënyrë të qetë u shpërndanë nga oborri i shkollave.

/TS.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *