Punonjësit e sektorit të turizmit dhe hotelerisë protestojë kundër masave antiCOVID

Sektori i turizmit dhe hotelierisë dolën në protesta para Ministrisë së Financave. Para ndërtesës së Ministrisë u mblodhën qindra banakierë, kamerierë, udhëheqës turistik, Di Xhej, pronarë restorantesh dhe agjenci turistike. Nga mesazhet në banderolat që qytetarët mbanin në protesta, mund të shihej se gjendja e tyre është dëshpëruese, se nuk ka më optimizëm dhe aspak besim në premtimet e autoriteteve. Të gjithë kanë kërkesa të njëjta, kanë nevojë për mjete financiare të pakthyeshme.

Kërkohet ndihmë financiare e njëhershme për objektet e regjistruara të hotelierisë, të cilave u është ndaluar aktiviteti kryesor për më shumë se një vit dhe me muaj të tërë nuk kanë pasur ndonjë ndihmë. Jo vetëm për të mbajtur vendet e punës, por nuk kanë as mjete themelore të jetesës dhe rrezikojnë humbjen e shtëpive të tyre nga bankat dhe përmbaruesit- deklaroi Martin Angelovski Kryetar i Dhomës së Hotelerisë dhe turizmit.

Ata thanë se nuk pranojnë ndihmë në formën e kredive pa interes, sepse thonë se në këtë mënyrë ata edhe më shumë do të zhyten në krizë. Porosia e punëtorëve turistik ishte se ata nuk do të lejojnë më të mbyllet asnjë agjenci turistike.

Nuk guxoni të lejoni që agjencitë turistike të mbyllen. Mbyllja e agjencive turistike tashmë ka filluar, sepse nuk kishte vazhdimësi të ndihmës. Si biznes i licencuar duhet të kemi një numër të caktuar të të punësuarve, ndërsa fatkeqësisht kjo nuk mund të bëhet sepse nuk ka mjete financiare për të mbijetuar- tha Ana Marija Aleksova 5.40 punëtore turistike.

Pakënaqësia e sektorit të hotelierisë dhe turizmit nuk do të ndalet me protestën e sotme. Protesta janë planifikuar çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Përveç ndihmës së pakthyeshme, ata kërkojnë edhe moratorium ose ri-programim të grejs periudhës për kreditë e marra nga bankat derisa qeveria t’i lejojë të punojnë sipas rregullave të vjetra para pandemisë.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *