Punonjësit turistik para falimentimit, kërkojnë ndihmë urgjente nga shteti

Ata thonë se janë në prag të falimentimit sepse nuk kanë punuar për pesë muaj. Të gjitha rezervimet janë anuluar dhe ato nuk realizojnë të ardhura. Nëse kjo situatë vazhdon, është e mundur që në gusht, siç paralajmëruan sot në konferencë për media 5.000 familje do të mbeten në rrugë. Për transportuesit po kërkojnë rishikimin e vendimit të Komisionit shëndetësor, dhe në vend të 50 për qind siç është tani kapaciteti i përmbushjes së automjeteve të lejohet të jetë 70 për qind e ulëseve dhe deri në vitin 2021 të vlejë kartoni i gjelbër për vitin 2020 i cili tashmë është paguar por jo edhe i shfrytëzuar.

“Apelojmë me urgjencën, megjithëse është koha për zgjedhje, kërkesat tona të shqyrtohen dhe zgjidhen pozitivisht. Përndryshe, sektori i turizmit veçanërisht agjencive turistike dhe transportuesit kë*rcënohet me fali*mentim. Situata është alarmante dhe tejet shqetësuese duke marrë parasysh sa familje mbijetojnë dhe ushqehen nga ky aktivitet” tha drejtoresha ekzekutive e Odës ekonomike të turizmit të Maqedonisë Biljana Pejoska Risteska duke apeluar tek autoritetet që ta marrin situatën më seriozisht.

Ajo apeloi se Oda deri tani ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet dhe pjesa më e madhe e masave të propozuara në sektorin u pranuan. Por ky ka qenë grup afatshkurtër, në pajtim me situatën e atëhershme.

“Tani, duke pasur parasysh se situata nuk është dhe nuk mund të korrigjohet deri në fund të vitit, ne propozojmë një grup të dytë, por masat afatgjata si plotësim i atyre të mëparshme për të cilat po kërkojmë prolongim. Subvencionimet e pagave me 14.500 denatë të jetë deri në fund të vitit dhe me këtë përfshihen të gjitha agjencitë, përfshirë edhe ata që me punë kanë filluar në janar gjegjësisht ata që nuk kanë të paktën gjashtë muaj aktivitete. Këto masave janë ekzistenciale, sociale dhe i përfshinë të gjitha kategoritë e të punësuarve” potencon Pejoska Riseska.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *