PUTIN: TAKIMI ME BIDEN ISHTE MIQËSOR – NAVALNY E KA SHKELUR LIGJIN

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë gjatë një konference për media se takimi me presidentin amerikan,  Joe Biden “ishte miqësor”.

Ai u deklarua edhe për “shtypjen e opozitës” në Rusi duke thënë se lideri opozitar Alexei Navalny, “ka shkelur ligjin”, raporton BBC.

“Sa i përket opozitës dhe personin që ju përmendet, ky person e ka ditur se ka shkelur ligjet në Rusi, ai do të duhej ta dinte atë si person që është ndaluar dy herë, ai s’është bindur ndaj ligjeve”, tha Putin duke iu përgjigjur pyes së gazetarit nga CNN.

Putin ka folur edhe për sigurinë kibernetike, transmeton Insajderi.

Shteti që ai drejton ishte kritikuar nga SHBA-te se “kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”.

“Ne besojmë se hapësira kibernetike është jashtëzakonisht e rëndësishme. Në përgjithësi, dhe në veçanti për SHBA, dhe në të njëjtën masë për Rusinë”, ka thënë presidenti rus.

Takimi  Biden & Putin zgjati për tri orë dhe ishte i pari që kur Biden mori detyrën si president në janar të këtij viti.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *