QUANDEN BAYLES, VIKTIMA E BULLIZMIT PADIT GAZETAREN PËR AKUZË TË MASHTRIMIT

Një australian i cili është ngacmuar për shkak të sindromës së nanizmit, ka ngritur aktakuzë ndaj një gazetareje e cila ka pretenduar që ai kishte mashturar për videon e cila u bë virale.

Quaden Bayles mori mbështetje globale në fillim të këtij viti, përfshirë këtu personalitete nga fusha e argëtimit dhe sportistë.

Nëna e tij, Yarraka Bayles, tha që e kishte postuar klipin për të rritur ndërgjegjësimin.

Por disa persona, përfshirë këtu kolumnistën australiane Miranda Devine – sugjeruan se ishte një “mashtrim” për të përfituar donacione.

Brad Williams, komedian, i cili ndan të njejtën gjendje shëndetsore me Quanden, nisi një kampanjë për të dërguar Quaden në një udhëtim në Disneyland.

Kampanja e tij tërhoqi vëmendjen e të famshëmve dhe mblodhi më shumë se 300,000 dollarë brenda pak ditësh.

Bayles kishte dashur të dhurojë paratë për bamirësi, por në kulmin e fushatës u sulmuan nga trollët që pretenduan se familja kishte falsifikuar incidentin.

Devine, një kolumniste e Daily Telegraph të Sydney-t ka ndarë në Twitter teorinë e saj konspirative mes 70.000 ndjekësve.

“Kjo është gjë e ndyer nëse është mashtrim. Kjo i lëndon viktimat e vërteta të bullizmit.”

Ajo ka shtuar nëna e Quaden e ka mësuar djalin të thojë gjëra që asnjë fëmijë 9 vjet nuk do të i thoshte.

Në videon 6 minutëshe, nëna e Quaden përshkruan bullizmin e tmerrshëm që i biri përjeton.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *