Rast i pazakontë dhe skandal në Spitalin e Manastirit

Para disa ditëve, në spitalin e Manastirit ka ndodhur një skandal, kur nga shërbimi i urgjencës së këti spitali, pranohet një pacient, i cili ka demonstruar probleme psiqike, siç thonë ata, dhe është udhëzuar në repartin e psiqiatrisë.

Mirëpo, gjatë natës, pacientit i keqësohet gjendja shëndetësore me simptome të temperaturës së lartë dhe dhimbjeve të stomakut, dhe nga psiqiatrija, dergohet në repartin intern, me simptome të rënda, ku mandej i merret tampon për testim dhe struktur nga gjaku, por pacienti akoma qëndron në repartin intern, derisa situata e pacientit keqsohet tej mase, me simptomet e Covid 19, ku pas dhe 2 dit të tjera aty, dergohet në repartin infektiv, ndertesë e cila është e ndarë nga spitali i përgjithshëm, 500 metro më larg.
Pasi bëhet lajmi alarmues, se në këto reparte është mbajtur një pacient i infektuar, reagojnë menjëherë mjekët dhe personeli medicinal ndaj kësaj situate të krijuar.

I pari reagon mjeku internist Dr.Bobi Trajkovski, i cili drejtpërsëdrejti i shkruan në rrjetet sociale Ministrit të shëndetsisë Venko Filipçe. Në reagimin e tij thuhet: “I nderuari kolegë Venko. Katër dit i prisnim rezultatet për pacientin i cili është i shtrirë në repartin tonë intern, që në këto orë të vona të mar vesht se ai është i infektuar me Covid 19??? Nuk do të pajtohem dhe nuk do ta pranoj kët llakërdi. Lirisht me dënoni sa të doni, por menjëherë ndrroni njerzit e pa aftë”.

Pas këtyre reagimeve, menjëherë doli me konferenc shtypi drejtoresha e spitalit Dr. Biljana Gagacevska, e cila pasi sqroj rastin sipas sajë se nuk ka qënë gabim, u kërcënua se do paraqes padi penale kundër atyre që kan paraqitur informata të rrejshme për gjendjen e krijuar në spitalin e Manastirit. Ajo, biles e quajti pacientin që kishte ardhur me simptome të Korona virusit, dhe si një Skizofren, që u çmua si ofendim, dhe jasht logjikës së etikës mjeksore.

Në deklaratat e thata të saja, reaguan mjekët, internisti Bobi Trajkovski dhe Endokrinologëja Interniste, Dr. Olga Llozanovska.

Doktor Bobi Trajkovski e pyet drejtoreshën e spitalit, si pas cilës urdhër, pacienti është hedhur në repartin intern? Vall ishte febril? A ka patur të dhëna se personi vjen nga një mjedis ku ka patur kontakte me të prekur nga Covid 19? A ka konsulltuar Epidemiolog që të mbeteshte në repartin intern, a të mbeteshte ne neurologj,i ku do të mjekoheshte në formë konziliare, e jo të shetiteshte pacienti nëpër gjith spitalin? Pse priteshte 5 dit për rezultatet? Pse tani janë 13 persona në vetizolim? Pse pacienti është hedhur mandej në repartin infektiv tani, nëse do të ishte gjithçka sipas protokolit?

Edhe mjekja Dr. Olga Llozanovska, reagoi po thuajse në të njëjtën mënyrë.

“Pasi që është e tejdukshme më shum se sa duhet se ju nuk dini si të gjindeni në kët situate, kam nje këshillë për ju. E para dhe kryesorja është, ta hiqni suitën dhe egoiymin nga ju, dhe ta pranoni gabimin, se e gabuat punën!

Reparti intern i spitalit, t; deyinfektohet dhe t; trajtohet me llamp UV t; kuarcit. Gjzsma e parë e kolegeve dhe personelit medicinal, të kalojnë në izolim obligativ me gjith familjet e tyre! Të zhvillohet testimi i të gjithve që kan patur kontakt me të infektuarin, sipas anketimeve epidemiologjike të bëra më pare.

Pacientët e tjerë të transferohen në repartet e tjera, ku do të ndiqet situate e tyre shëndetsore. Dhe për fund, të sigurohen paisje dhe mjete mbrojtëse për gjith personelin e spitalit!

Situata në spitalin e Manastirit, tani është nën hetime të inspekcionit sanitaro-medicinal, me urdhër të Ministrit Venko Filipçe, por akoma nuk jepen detaje e as informata se ç’po ndodh me at spital.

Dje, u vërtetuam se para ndertesave ku qytetarët shkojnë të bëjnë testime për Korona virusin, nuk u pa asnjë object ndihmës, (ÇADRA SPECIALE), ku pacientët do testoheshin, praktikë që po përdoret në të gjitha vendet, në raste Epidemijash a Pandemish, që të mos jenë qytetarët në kontakt të drejtpërsëdrejtë me personelin tjetër të laboratoreve, dhe spitaleve.

Të cekim se në Manastir, spitali disponon me tri laboratore, ku mund të bëhen testime mikrobiologjike.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *