Refuzoi t’i shërbente klientes pa maskë, kamerieri shpërblehet me 50 mijë dollarë

Një kamerier në San Diego ka fituar mbështetje të madhe në rrjetet sociale, pasi ai refuzoi t’i shërbente një gruaje e cila nuk mbante veshur maskë, e cila e zemëruar u përpoq ta turpëronte atë online, por s’ia doli.

Siç shkruajnë mediat amerikane, një grua në San Diego nuk u shërbye nga kamerieri në një lokal të Starbuks vetëm pse ajo nuk kishte vendosur maskën si mbrojtje ndaj Covid-19.

Gruaja e irrituar bëri një foto dhe më pas shkroi në ‘Facebook’: “Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një ekip mjekësor”.

E nëse gruaja e quajtur Amber Lynn Gilles priste që atë ta mbështesnin dhe të sulmonin kamerierin, ndodhi e kundërta.

Shumë njerëz i shpjeguan se kamerieri i Starbucks vetëm po ndiqte protokollin, e madje nisën dhe një fushatë “Go fund me” për të.

Fushata për mbledhjen e parave nisi nga Matt Cowan, i cili nuk njihte as gruan dhe as kamerierin. E deri tani janë mbledhur mbi 50,000 dollarë për Gutierrez.

Djali i ri shpjegoi incidentin, duke thënë se kishte dashur t’i tregonte gruas rregullat për vendosjen e maskave, por ajo nuk kishte pranuar.

Në një video në Facebook, Gutierrez tha se ai ishte duke punuar në Starbucks por ëndrra e tij ishte të punojë si një balerin dhe instruktor kërcimi. Para karantinës, ai u mësonte fëmijëve si të kërcenin dhe tha se paratë që i kanë dhuruar, do i përdorë për t’iu rikthyer mësimit të fëmijëve përsëri.

“Gjithçka që dua të bëj vërtet është të jem në gjendje t’u mësoj të tjerëve të kërcejnë dhe t’u tregoj se sa e dua dhe sa ka ndikuar kërcimi tek unë. Nëse mund t’ia tregoj dikujt dhe të ndryshoj jetët e tyre, siç kërcimi ndryshoi jetën time.”–është shprehur Gutierrez i cili i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *