REZIDENCA MILIONËSHE E GEORGE CLOONEY PËRMBYTET NGA UJI DHE BALTA

Rezidenca 12 milionë funtesh e George Clooney u përmbyt nga uji. Hyrja automobilistike e aktorit hollivudian u përmbyt dhe kopshti i tij, duke përfshirë një fushë tenisi, ishin zhytur në ujë me baltë, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.

Aktori 59 vjeçar, ka shpenzuar miliona në pronën e shekullit 17 pranë brigjeve të lumit Thames në Berkshire, ku ai jeton me bashkëshorten, Amal.

Aty pranë, përmbytjet kanë shkaktuar mjerim edhe për Debbie McGee.  Shtëpia e saj u pa e rrethuar me ujë nga përmbytja dje, duke e bërë gati të pamundur afrimin nga rruga.

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë të pakalueshme edhe rrugët në Mountsorrel, Leics.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *