Rikthehet Shaqiri, Xhaka kapiten

Janë publikar formacionet zyrtare për ndeshjen Gjermani-Zvicër

(AP Photo/Martin Meissner)

Gjermania dhe Zvicra do të përballen sonte nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje, ku te Zvicra nga minuta e parë rikthehet Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.

Ai ka kaluar koronavirusin dhe është i gatshëm për Zvicrën. Nga minuta e parë do të jetë edhe Granit Xhaka si kapiten, derisa Admir Mehmedi ndodhet në bankën rezervë.

Zvicra ka grumbulluar një pikë nga tri ndeshje në Ligën e Kombeve, kurse Gjermania pesë.

/Albinfo.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *