Robin Krasniqi fitoren e tij ua uron edhe shqiptareve

Robin Krasniqi mbrëmë u shpall kampion i Botës pasi mposhti me KO në rundin e tretë, boksierin gjerman, Dominic Boesel.

Por këtë titull, boksieri nga Juniku ia kushtoi popullit shqiptar.

Krasniqi madje nuk ngurroi ta quaj si titull i shqiptarëve.

“Urime te gjith kombit Shqiptar Titulli i Botes. Ne JEMI SOD Kampion BOTE”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.

Pas meçit, Krasniqi konfirmoi se ai dhe Boesel kishin rënë në ujdi paraprake për rimeç.

“Kemi marrëveshje për rimeç”, tha të shtunën pas meçit Krasniqi.

Pas meçit, edhe Boesel tha se nuk do të dorëzohet dhe do të rikthehet për të luftuar për titujt e humbur.

“Unë jam ende i ri, kjo nuk më frikëson. Do të kthehem sërish”, tha Boesel pas meçit.

Urime te gjith kombit Shqiptar Titulli i BotesNe JEMI SOD Kampion BOTE

Posted by Haxhi Robin Krasniqi on Sunday, October 11, 2020

/albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *