Sa janë dembelë shqiptarët: Ja çfarë thotë raporti!

A janë punëtorë apo dembelë shqiptarët?

Një raport i fundit i Bankës  Botërore thotë se shqiptarët dhe ballkanasit në përgjithësi kalojnë në dembelizëm 20 deri në 30 vjet të jetës aktive. Dhe, me këtë nuk kuptohen vetëm periudha papunësie, por edhe të shkosh në punë, e te mos bësh asgjë, shkruan top channel, përcjell albinfo.ch.

Banka Botërore vëren në raportin e ekonomik se në Ballkan njerëzit në moshë në punë preferojnë të vegjetojnë, duke mos u përfshirë në tregun e punës për periudha të gjata kohe. Madje, në disa vende si Kosova, njerëzit që nuk duan të punojnë, as nuk regjistrohen si të papunë.

“Ne jemi përtacë – thotë një zonjë, – se i duam gjërat qyl”.

“Unë kam punuar 45 vjet – thotë një zotëri, – ndërsa rinia rri në lokale ose ha fara”.

“Nuk është e vërtetë që jemi përtacë, – pohon një i ri. Punoj  deri në 10 orë në ditë, pa pushim”.

“Ne jemi punëtorë dhe këtë e kemi treguar kur shkojmë jashtë”, nënvizon një zotëri. “Këtu pronarët bëjnë sikur paguajnë dhe në bëjmë sikur punojmë”, përfundon një tjetër.

/albinfo.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *