Seri eksplozionesh në Çaçak të Serbisë

Pas mesnate, respektivisht rreth orës 01:30 një seri shpërthimesh të fuqishme zgjuan qytetarët e Çaçakut të Serbisë. Shpërthimet kanë ardhur nga një depo me granata në Pridvorica. Raportohet se ende ka shpërthime në disa zona, ndërkaq zjarrfikësit dhe policia ushtarake janë ende në vendin e ngjarjes.
Punëtorët e fundit të fabrikës Sloboda, të cilët ishin në ndërrimin e tretë u evakuuan me sukses, kështu që nuk pati viktima në këtë aksident, raporton b92.

Kreu i Shërbimit të Situatave Emergjente të qytetit të Çaçakut, Bratislav Zeçeviqit deklaroi se “Nuk pati viktima ose lëndime në serinë e shpërthimeve që ndodhën në kompaninë Sloboda. Nuk ka asnjë arsye që qytetarët të shqetësohen. 30 punëtorë të kompanisë dhe popullsia përreth u evakuuan”.

Fabrika Sloboda prodhon kryesisht predha artilerie, si dhe municione të tjera. Gjatë bombardimeve të vitit 1999, ky objekt ishte shënjestër e vazhdueshme e aeroplanëve të NATO-s.

Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *