Shaqiri, në 30 minuta lojë, u vlerësua me këtë notë
Duket se Liverpooli e ka nisur mbarë aventurën e re në Ligën e Kampionëve, ai mbrëmë është përballur me klubin futbollistik Ajax, duke e mëposhtur me rezultat 0-1, transmeton albinfo.ch.
Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët në Amsterdam e shënoi Tagliafico (autogol) në minutën e 35-të të ndeshjes.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje trajneri Jurgen Klopp i dha mundësi edhe Xherdan Shaqirit, i cili luajti mbi gjysmë ore dhe u vlerësua me notën 6.2 nga portali prestigjioz “WhoScored”.
Në xhiron e radhës, Liverpooli është nikoqir i Midtjyllandit, kurse Ajaxi i shkon Atalantës në Bergamo.
/Albinfo.ch