SHBA, ‘SpaceX’ lëshon 60 satelitë në orbitë

Prodhuesi amerikan i raketave, satelitëve dhe anijeve hapësinore “SpaceX”, dërgoi në hapësirë 60 satelitë të tjerë, që janë pjesë e rrjetit satelitor të internetit “Starlink”.

Raketa “Falcon” u lëshua nga kompleksi “Space Launch Complex 40” në Stacionin e Forcave Ajrore “Cape Canaveral” në Florida.

Sipas Space.com, ky ishte lëshimi i pestë i raketës “Falcon 9”. Raketa është përdorur dy herë për lëshimin e grupeve satelitore “Starlink”, një herë për grupet satelitore të komunikimeve “Iridium NEXT” dhe një herë tjetër për një satelit komunikimi shtetëror kanadez.

Muajin e kaluar u zhvilluar udhëtimi i parë i “Crew Dragon” i SpaceX, që transportoi dy astronautë amerikanë të NASA-s, Robert Behnken dhe Douglas Hurley në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Ata ishin amerikanët e parë që u dërguan në hapësirë nga një raketë amerikane në tokën amerikane pas gati një dekade.

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *