Shefi austriak angazhon një detektiv për të hetuar punëtorin e sëmurë shqiptar

Një shef austriak e ka hetuar një punëtor shqiptar me ndihmën e një detektivi. Ky i fundit e ka parë punëtorin në një kafene gjatë pushimit mjekësor. Mekaniku shqiptar tani duhet të paguaj dyfish për këtë

Në vend që të shtrihet në shtrat i sëmurë, D. S. qëndron i ulur me shkëlqim të plotë në një kafene në Austrinë e Epërme. Pa e kuptuar që ai po vëzhgohej.

“Nuk vura re asgjë. Të hënën shefi im u fut në shtëpinë time. Dhe më tha se ai donte të më largonte urgjentisht nga puna”, tha shqiptari ri për “RTL”, transmeton Shtegu.

Në këtë periudhë, mekaniku ka qenë në pushim mjekësor për javë të tëra. Shefi i tij filloi të dyshojë, siç i shpjegon transmetuesit televiziv gjerman: “Ai e zgjaste rregullisht pushimin mjekësor. Një herë 14 ditë, një herë një javë, pastaj përsëri 14 ditë”.

Meqenëse D. S. shefit të tij nuk i jepte asnjë informacion në lidhje me arsyen e sëmundjes së tij, ai angazhon një detektiv për të vëzhguar punëtorin e tij. Ai e gjeti 20-vjeçarin ndërsa pinte kafe me miqtë.

Por, largimi nga puna nuk ishte i mjaftueshëm. Shefi kërkon që Denisi t`ia komensojë shpenzimet për detektivin dhe lëndën e dërgoi në gjykatë. Tani D. S. duhet të paguajë 8,079 euro!

Pavarësisht vendimit, D. S. mendon se ka të drejtë për këtë veprim. Ishte një përgjigje për “të gjitha fyerjet dhe ofendimet. Isha i sëmurë mendor”.

Përkundër kësaj, ai duhet të paguajë faturën. Por tani ai ndjehet përsëri mirë dhe madje ka gjetur një punë të re.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *