Shkarkohet gjykatësja Tatjana Mihajllova

Këshilli Gjyqësor i republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shkarkuar nga detyra gjykatësen Tatjana Mihajllova, për shkak të punës joprofesionale dhe keqpërdorim të sistemit AKMIS. Nga Këshilli Gjyqësor zyrtarisht nuk zbulojnë emrin e gjyqtares së shkarkuar, por siç shkruan “Fokus” pohojnë se procedura për shkarkimin e saj ka zgjatur rreth një vit e gjysmë. Ndryshe Mijallkova ka kryer funksionin Ushtrues Detyre kryetar i Gjykatës Penale, pasi i skadoi mandati ish kryetarit Vlladimir Pançevski.
Mihajllova ishte gjykatëse në rastin e PSP-së “Dhuna në Qendër”. Mihajllova shpesh herë kishte përplasje të ashpër me prokurorët e PSP-së, ndërkohë që në një seancë ka gjobitur Katica Janevën dhe Fatime Fetain me nga 2000 euro për “mosrespektim të gjykatës”.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *