Shkilen rregullat e orës policore, Kisha Ortodokse Maqedonase ka hapur dyert për besimtarët për Pashkët, Filipçe jep detaje për polemikën rreth kishës

Edhe përkundër shumë apeleve që të mos shkilen rregullat e ndalesës policore për festën e Pashkëve, një numër i madh i besimtarëve ortodoks, pas mesnate kanë vërshuar kishat dhe manastiret për të festuar pashkët, dhe sipas besimit të tyre ringjalljen e Jeuzu Krishtit.

Gjatë ditëve të kaluara kishte apele të shumta që Pashkët këtë vit të festohen nga shtëpitë, por Kisha Ortodokse Maqedonase si duket nuk i ka marrë parasysh këto thirrje duke hapur dyert për besimtarët.

Vlen të ceket që nga e premtja pas orës 16.00 në Maqedoninë e Veriut në fuqi është ndalesa për lëvizje të qytetarëve, që i bie se të gjithë këtë që kanë shkuar atje kanë shkelur rregullat e orës policore.

Pritet gjatë ditës të shihet se cila do të jetë përgjigja e autoriteteve dhe a do të sanksionohen gjithë këta qytetarë të cilët kanë thyer rregullat e orës policore duke prezantuar në kishat.

Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:

Интервју Венко Филипче: Полицискиот час ќе се скрати, некои терапии даваат резултати против Ковид-19

Интервју со министерот за здравство @Венко Филипче за контроверзите околу Црквата, за состојбата во Куманово и земјата, укинувањето на полицискиот час и стратегијата за надминување на пандемијата со коронавирусот.

Posted by DW на македонски on Sunday, 19 April 2020

Intervistë me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe për polemikat rreth Kishës, situatën në Kumanovë dhe vendin, heqjen e shtetrrethimit (orës policore)dhe strategjinë për tejkalimin e pandemisë me virusin korona . Kjo nuk është luftë e një vendi ose një feje. Kjo është një luftë e botës, për shëndetin e njerëzimit.

/SHENJA/TS/ES/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *