SHKON NË MBI 200 NUMRI I VIKTIMAVE NË BEJRUT, DERISA PROTESTAT VAZHDOJNË

Dorëheqja e tre anëtarëve të kabinetit qeveritar, përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, nuk i ka qetësuar njerëzit fare.

Më shumë se 200 njerëz besohet të kenë vdekur të martën e shpërthimit katastrofal që ndodhi në kryeqytetin e Liban-it në Bejrut, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, ka thënë se shumë veta ende mungojnë dhe shumica nga ata që mungojnë janë punëtorë të huaj.

Ndërsa të dielën ishte nata e dytë që shpërtheu dhuna, derisa policia u përplas me protestues të zemëruar me qeverinë dhe përgjigjen e qeverisë në raport me shpërthimin masiv.

Dorëheqja e tre anëtarëve të kabinetit qeveritar, përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, nuk i ka qetësuar njerëzit fare.

Protesta janë thirrur përsëri për sot pasdite, e hënë, në kohë kur kryeministri, Hassan Diab, ka thirrur një mbledhje të qeverisë.

Shifra, ende jo zyrtare, thonë se numri i vdekjeve ka arritur në 210, ndërsa vazhdojnë të mbesin të zhdukur 110 të tjerë.

Në të njëjtën kohë, ushtria libaneze ka njoftuar se do ta ndalojë fazën e fushatës së kërkim-shpëtimit sepse më nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *