SHPAT KASAPI REAGON PAS LAJMEVE PËR POSEDIM TË LËNDËVE NARKOTIKE

Këngëtari Shpat Kasapi përveç angazhimeve në muzikë, kohë më parë është bërë pjesë e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, si këshilltar i tij, njofton Insajderi.

Mediat maqedonase raportojnë se këngëtari është kapur me drogë të llojit kokainë – sasia: dy paketa të vogla – para një muaji në lagjen Gjorce Petrov, afër SP Planet.

Kasapi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi. Këngëtari do të gjykohet i lirë, ndërsa procesi pritet të fillojë së shpejti.

Në lidhje me lajmin që qarkulloi sot në media, këngëtari ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Raportimet, ai i quan shpifje ndërkohë që ai ndodhet në Tiranë për qejfin e tij.

“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar ai në postimin e tij.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *