SHPËRTHIM MASIV NË NJË FABRIKË KIMIKE NË ILLINOIS

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e të hënës në një fabrikë kimike në Illinois, e cila shkaktoi një zjarr dhe detyroi qindra njerëz të evakuohen, transmeton Insajderi.

Siç raporton ‘ABC7 Chicago’  të paktën një person u plagos nga zjarri i cili zgjati me shumë së një orë.

Fqinjët thanë se ata dëgjuan disa “goditje” rreth kohës kur zjarri u ndez, ndërsa shtëpitë dhe bizneset brenda një milje nga vendi u evakuuan.

“Një zjarrfikës i lënduar në vendngjarje u transportua në një spital aty pranë por gjendja e tij nuk u zbulua menjëherë nga autoritetet”, ka thënë kjo media.

Më tej, ka shkruar se Rockton Chemtool prodhon yndyrë, lubrifikantë dhe lëngje, duke përfshirë shumë që janë shumë të ndezshme dhe mund të kenë shkaktuar zjarrin.

Si rezultat, pronarët në fabrikën kimike në 1165 Prairie Hill Road kërkuan një evakuim të 70 punëtorëve që ishin në punë.

Së paku deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë vlerësim rreth shkakut të shpërthimit.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *