SHQIPJA E GRIS BORXHIN E MEVLANIT

Prej kohësh, Shqipe Hyseni është ankuar nëpër intervista të ndryshme për borxhin e Mevlanit ndaj saj.

Ajo ka thënë se ish-konkurrenti i “Për’puthen” i ka borxh asaj parat e videoklipit që ajo ka marrë pjesë dhe nuk e ka paguar kurrë.

Shqipja ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, ku u habit nga një zarf që iu dha, pasi që në të ishin parat që kishte sjellë Mevlani për të.

Pas kësaj ajo nuk reagojë mirë duke u nervozuar dhe më pas e grisi edhe zarfin në studio.

“Nga njerëzit fallco nuk dua asnjë lekë. Thjesht një faleminderit mjaftonte”, tha Shqipja, e cila dukej e tensionuar nga situata.

Shqipja po ashtu ditë më parë në një interviste ka thënë se ishte ajo që i ka dhënë famë Mevlanit.

“S’ ka ndonjë gjë se unë kam qenë lart në atë kohë. Unë i dhashë famën, “followers”, klikimet. Boll tani! Po të më thotë njëherë faleminderit, po bën si shpirt i keq, si gjynah. Leje çfarë thotë ai lart e poshtë, është e gjitha çështje sedre nga ana ime”, sqaroi ajo, ndërsa më tej i kërkoi live të ballafaqohen.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *