SHTETI KA APROVUAR RRETH 1.5 MILIONË EURO PËR MBROJTJEN E KRERËVE TË UÇK-SË NË HAGË

Mbi një milion e gjysmë euro ka paguar Kosova për mbrojtjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Për gjashtë muaj, Ministria e Drejtësisë ka paguar një milion e 578 mijë e 857 euro e 35 centë avokatët që po mbrojnë të akuzuarit.

Gazeta Online Insajderi i ka siguruar këto shpenzime nga MD-ja, pas kërkesës së ministres së këtij dikasteri, Albulena Haxhiu për ndryshim të udhëzimit administrativ për publikimin e shpenzimeve financiare.

Më së shumti para janë aprovuar për mbrojtjen e kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, gjithsej 315 mijë e 150 euro, e më së paku para për mbrojte nga të akuzuarit deri tani ka përfituar ish-kryeparlamentari dhe njëherësh ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Sipas këtyre të dhënave, Britaniku Ben Emmerson që po e mbron Veselin, është paguar më shumë se 31 mijë euro.

Tabela e shpenzimeve lëshuar nga MD e Kosovës për të akuzuarit në Hagë

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *