Si u vodh çanta e delegacionit kosovar me plot dokumente për bisedime me Serbinë

Delegacioni kosovar në një nga takimet në Bruksel për bisedime me Serbinë, u bë cak i hajnave.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka marrë vesh që delegacionit të përbërë nga koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadorit në Belgjikë, Bernard Nikaj, i është vjedhur një çantë me dokumente.

Reporteri.net ka kontaktuar me anëtarin e delegacionit për çështje të ekonomisë, Muhamet Mustafën, i cili edhe ka konfirmuar rastin në fjalë duke thënë se çanta i përkiste atij.

Mustafa tha se janë vjedhur disa dokumente personale dhe disa para të tij, por që tashmë ajo punë është rregulluar sepse çanta është kthyer tek pronari i saj.

“Është e vërtetë që ka ndodhë një vjedhje, është rregullu ajo çështje. Kurrfarë dokumente nuk ka pasë aty, janë kanë dokumente personale. Ka pasë edhe të holla aty, e të tjerat janë kthy krejt, po paret jo. Dokumentat i kanë kthy.”, tha Mustafa për Reporteri.net.

Ai shtoi se dokumentet nuk kishin lidhje me materialin për bisedimet me Serbinë, por ishin krejtësisht personale.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *