“SKA MË TURP SE KAQ”, REAGON STRESI NDAJ QEVERISË SË SHQIPËRISË

Kosovë ka shpallur të mërkurën ditë zie në shenjë solidarizimi dhe nderimi të 44 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që humbën jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, por jo edhe Shqipëria.

Në lidhje më këtë ka reaguar reperi i njohur, Stresi i cili tha se Qeveria e Shqipërisë përveç se nuk shpalli dit zie merret me debate, opinione e interesat e tyre.

“Zemra më dhëmbë për viktimat e tragjedisë së madhe. Shteti jonë shqiptar jo që nuk e shpallë ditë zie, por merret me debate, opinione dhe interesat e tyre. Turp, turp, turp për qeverinë tonë, ska ma turp se kaq”, ka shkruar Stresi në Instagram.

Ndryshe, shkaku i këtij aksidenti në autostradën 40 kilometra larg Sojes ende nuk dihet, por tashmë kanë nisur hetimet.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *