Sonte nga ora 22:00 nis ora policore, gjoba dhe burg për shkelësit

Nga mbrëmja e sotme, përsëri rikthehet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve. Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë dhe me kërkesë të Komisionit për Sëmundje Infektive, sonte do të fillojë të zbatimohet ora policore, e cila fillon nga ora 22:00 dhe do të zgjasë deri në mëngjesin e ditës së ardhëshme në orën 05:00. Ora policore do të jetë në fuqi për 12 ditë radhazi.

Megjithatë ekzekutivi, ka paraparë edhe përjashtime nga restriksionet e reja. Përjashtime nga ndalesa siç bëjnë me dije, do të ketë edhe për të gjithë qytetarët të cilët gjatë ndalesës për lëvizje kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe për lëvizje të lirë, këtë nevojë do të duhet ta paraqesin në shërbimin 192 në telefonin e Ministrisë për Punë të Brendshme.

Shërbimet kompetente në kalimet kufitare do t’i lëshojnë udhëtarët të cilët me automjete personale kanë lëshuar vendin para vendosjes së orës policore, gjatë së cilës do të zbatohet dhe masat aktive të deritanishme për test të detyrueshëm PCR për ata që vijnë nga ato vende për të cilat kjo procedurë është e detyrueshme.

Lejet për qarkullim gjatë orës policore që janë dhënë për qytetarët dhe operatorët ekonomik vitin e kaluar, do të vlejnë edhe tani. Ndërkaq, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë duhet të lëshojë vendimetpër lëvizje të lirë për ata të cilët në ndërkohë i kanë humbur lejet, si dhe për ata të cilët kanë kërkesa plotësuese për leje për lëvizje në bazë të dëshmive për domosdoshmërinë e kësaj kërkese.

Me vendimin e fundit të Qeverisë janë përfshirë edhe të gjithë personat vendor dhe të huaj fizik, udhëtarë nga vendet e kontinentit afrikan të cilët hyjnë në kalimet kufitare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimisht do të udhëzohen në izolim shtëpiak 14-ditor.

Përndryshe,Kodi Penal, parasheh edhe denim në rast se ora policore nuk respektohet. Për personat fizik, është e paraparë dënim me gjobë ose me burgim deri në një vit, ndërsa për personat juridik gjobë deri në 30 milionË denarë. Kjo është rregulluar me nenin 206 të Kodit Penal, Paragrafi 1dhe 2.

Ky vendim për orë policore, do të përfundoj më më 22 mars.

Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *