Sot fillon stina e dimrit

Sot në ora 11:02 minuta fillon stina e dimrit astronomik.

Në fillim të dimrit, dita është më e shkurtër dhe nata më e gjatë. Dielli në Shkup lindi në 06 e 58 minuta, dhe do të perëndojë në 16 e 5 minuta. Dita zgjat 9 orë e 7 minuta.

E hëna, 21 dhjetor, është dita e 356-të e vitit 2020, nga gjithsej 366 ditë që ka ky vit. Kanë mbetur 10 ditë deri në fund të vitit.

Dimri do të zgjasë deri më 20 mars 2021, respektivisht në orën 8 e 37 minuta kur nis pranvera në hemisferën veriore dhe vjeshta në hemisferën jugore.

Për sot meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vr anët, nëpër luginat me mjegull dhe vranësira të dobëta.Pasdite në pjesët jugore do të ketë reshje të dobët lokale. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 5 deri në 11 gradë.

Një fenomen i rrallë astronomik pritet të ndodhë sot kur dy planetët më të mëdhenj në sistemin diellor, Jupiteri dhe Saturni, do të jenë në konjunkcion, pra përafrimi më i afërt i dukshëm, në vetëm gjashtë minuta hark.
Lidhja tjetër e ngjashme e dy planetëve do të ndodhë në vitin 2080.

Ky fenomen mund të vërehet pak pas perëndimit të diellit, nëse e lejojnë kushtet meteorologjike.

Ts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *