STUHIA MË E KEQE E RËRËS NË NJË DEKADË GODET KRYEQYTETIN KINEZ

Kryeqyteti i Kinës dhe një pjesë e gjerë e veriut të vendit u mbështollën të hënën në stuhinë më të keqe në një dekadë, duke detyruar anulimin e qindra fluturimeve, shkruan Associated Press, transmeton Insajderi.

Rrokaqiejt në qendër të Pekinit u zhdukën mes pluhurit dhe rërës. Trafiku u mbyt dhe më shumë se 400 fluturime nga dy aeroportet kryesore të kryeqytetit u anuluan mes erërave të forta dhe dukshmërisë së ulët.

Qendra Kombëtare Meteorologjike tha se stuhia e së hënës ishte zhvilluar në Shkretëtirën Gobi në Rajonin e Mongolisë së Brendshme, ku shkollat ishin këshilluar të mbylleshin dhe shërbimi i autobusëve të shtohej për të zvogëluar ekspozimin e banorëve ndaj kushteve të vështira.

Stuhi të tilla ndodhin rregullisht në pranverë ndërsa rëra nga shkretëtirat perëndimore fryn drejt lindjes, duke prekur zonat deri në Japoninë veriore.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *