TAIP RAMADANI EMËROHET TRAJNER I AUSTRALISË

Ish-trajneri i Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka marrë “timonin” e Austrailsë.

Ramdadani i cili ka kohë që jeton në Australi, tashmë do jetë selektor i kombëtares së tyre në hendboll, transmeton Insajderi.com.

Lajmin e ka bërë të ditur, Federata e Hendbolli të Kosovës, në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Ramadani së fundi është emëruar përzgjedhës i Australisë. 49-vjeçari jeton në Australi dhe ka dhënë kontribut të madh për hendbollin në këtë vend. Ramadani vlerësohet lartë edhe për punën që e ka bërë te Kosova. Me profesionalizimin e tij ka bërë që të rritet niveli i Kombëtares sonë”, është shkruar ndër të tjera në këtë njoftim.

Ai kishte qenë trajner i Australisë edhe gjatë viteve 2009-2013.

Taip Ramadani merr drejtimin e Australisë. Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Taip Ramadani, ka nisur punë të re në hendboll. Ramadani së fundi është emëruar përzgjedhës i Australisë. 49-vjeçari jeton në Australi dhe ka dhënë kontribut të madh për hendbollin në këtë vend.Ramadani vlerësohet lartë edhe për punën që e ka bërë te Kosova. Me profesionalizimin e tij ka bërë që të rritet niveli i Kombëtares sonë. Ai ka drejtuar Kosovën nga prilli i vitit 2016 e deri në fillim të këtij viti. Në pamundësi për të udhëtuar nga Australia për shkak të kufizimeve që solli pandemia, Ramadani ka hequr dorë nga posti i përzgjedhësit të Kosovës. Por rritja e ekipit tonë kombëtar gjatë kohës së tij ishte shumë e madhe. Ramadani është prej hendbollistëve më të mëdhenj që ka pasur Australia. Ka luajtur në shumë kampionate botërore e po ashtu në Lojërat Olimpike të vitit 2000. Pjesë e Australisë ishte prej vitit 1993 e deri në vitin 2009. Selektor i Australisë, Ramadani ka qenë prej vitit 2009 e deri në vitin 2013. Si selektor ishte në dy kampionate botërore. Ka udhëhequr edhe shumë skuadra australiane.FHK-ja i dëshiron sukses Taip Ramadanit në pozitën e re.

FB LINK Original Post: https://www.facebook.com/kosovahandballfederation/posts/4452700678084477

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *