TAULANT XHAKA OPEROHET – FLET PËR GJENDJEN E TIJ SHËNDETËSORE

Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka  i është nënshtruar një operimi në gju, njofton Insajderi.

Taulant Xhaka është lënduar në gusht gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Shakhtar Donetskut.

Gjatë kontrollimeve mjekësore u vërtetu se ai ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë.

Pas operimit, futbollisti hyri në Instagram për të njoftuar të gjithë ndjekësit e tij për gjendjen shëndetësore.

Ai ka ndarë një fotografi nga shtrati i spitalit ku shkruan: “Operacioni shkoi mirë. Faleminderit juve për të gjitha mesazhet. Do të kthehem më i fuqishëm”.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *