TEA TRIFONI NUK NJIHET NË FOTOGRAFINË E RE DHE NDJEKËSIT JANË TË BINDUR SE ËSHTË PHOTOSHOP

Para më shumë se pesë muaj, kur Tea Trifoni ishte akoma pjesë e “Për’puthen”, ajo qëndroi disa ditë larg ekranit, dhe njoftoi se i ishte nënshtruar operacionit për vendosjen e balonit gastrik, njofton Insajderi.

Ish-konkurrentja zgjodhi një procedurë bashkëkohore si një alternativë më të shpejtë të rëies ë peshë.

Efekti i procedurës është i dukshëm – Tea Trifoni ka rënë disa kilogramë për muajt në vazhdim.

Ishte postimi i saj i fundit në Instagram, që nxiti komente të shumta. Kjo për arsye se ish-konkurrentja u shfaq me një fustan të zi të ngushtë dhe një bel të përthyer në linja që ngjasonin me një orë rëre.

Shumë nga ndjekësit e saj ngritën dyshimet se ajo ka përdorur photoshop për të edituar linjat e saj.

Disa nga komentet janë si më poshtë:

“Foto e bukur, por mos bëj aq shumë photoshop se të kemi edhe në pallat, të shohim çdo  mëngjes”.

“Ta kisha belin un aq që jam 54 kilogramë do të vdisja. Po çuditem si e ke ti. Nuk po gjykoj peshën, por mos përdor photoshop. E panevojshme”.

“Të dërgoj një foto timen a ma rregullon dot belin si tëndin?”

Komente të tjera vinin në pah përdorimin e editorit në fotografinë e saj, ndërkohë Tea nukka reaguar në lidhje me foton. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *